Ngërçi në drejtësi, pse po vonon Komisioni i Pavarur i Kualifikimit?

Shqipëria

Ngërçi në drejtësi, pse po vonon Komisioni i Pavarur i Kualifikimit?

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 12:10
Foto nga komisioni

Jo më larg se dy muaj më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u kthye në “aurën” e gjithë vëmendjes politike e me gjerë. Çdo ditë, anëtarët e KPK-së kaluan në sitë jo pak por gjithë trupën gjykuese të Gjykatës Kushtetuese e asaj të Lartë.

Me një shpejtësi rekord, KPK-ja mori vendimin për secilin prej tyre. Si pasojë e këtij procesi, gjykata Kushtetuese nuk funksionon më dhe as ajo e Lartë.

E vetmja gjë që ndodh në zyrat e këtyre dy institucioneve janë ankesat deng që vijnë nga qytetarët. Dosjet shtohen, por puna ka ngecur. Kjo panoramë nuk vlen për disa vendime të diskutueshme të qeverisë, që derën e fundit tanime kanë vetëm Presidentin e Republikës.

Organet e reja të drejtësisë as duken në horizont

Paralelisht Komisioni i Pavarur i Kualifikimi mori pushimet për t’u rikthyer në shtator. Por jo, mbledhja e parë e saj njoftohet se do të fillojë më 3 tetor  për të zhvilluar seancën dëgjimore me gjyqtarin e gjykatës administrative në Shkodër, Ahmet Jangulli.

Gjyqtari Ahmet Jangulli  është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Trupi gjykues i KPK do përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari.

Gjyqtari i Administratives do t’i nënshtrohet vetingut për tre komponentë kryesorë siç janë pasuria, kriteri moral dhe aftësitë profesionale. Gjithçka rifillon. Me ritme aspak të shpejta…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat