Akuzat e PS-PD dhe gara mes tyre se kush janë “oligarkët” e Shqipërisë…

Shqipëria

Akuzat e PS-PD dhe gara mes tyre se kush janë “oligarkët” e Shqipërisë…

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 13:53
Foto

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë përfshire në një garë të ethshme akuzash se kush janë “oligarkët” e Shqipërisë.

Që prej shpalljes së nismës anti-mafia nga Lulzim Basha, ku foli edhe për emra konkret biznesesh të lidhur me qeverinë, nga selite e dy partive kanë vërshuar një lumë akuzash, që nuk kanë as fare lidhje me punën e qeverisë apo opozitarizmin e PD-së.

Basha foli me emra konkret biznesesh, ndërsa PS-ja i nxori deputeten, Klotilda Bushka, për t’i kujtuar kreut të opozitës se disa nga “oligarkët” e tij kanë lidhur marrëdhënie biznesi me kompaninë e kunatit të Lulzim Bashës. Më pas reagoi PD-ja duke i kujtuar Bushkës se si kompania e saj gjatë qeverisjes së PS-së ishte pasuruar 10 fish. Nuk mbaron me kaq.

Sërish sot e njëjta skemë. PD doli sot përmes deputetit të Fierit për të folur mbi situatën në Albpetrol, duke premtuar në të njëjtën kohë se opozita do t’i bashkohej kauzës së protestës së naftëtarëve.

Nga kryesia e Kuvendit (dhe jo nga PS) del deputetja e PS-së, Elisa Spiropali.

“Kunati i Lulzim Bashës ka përfituar 100 milion lekë nga 3 kompani… Në ditët në vijim do publikojmë edhe fakte të tjera. Lulzim Basha, zhvatje sipërmarrjes…”, u shpreh ajo nder radhë. Dhe debati vijon…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat