Durrës: Gjendet e vdekur një grua, ja emr

Shqipëria

Durrës: Gjendet e vdekur një grua, ja emr

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 13:56
Policia

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Durrës. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.16 në qytetin bregdetar.Bota sot raporton se 83-vjeçarja Floresha Shkurti është gjetur e pajetë nga fqinjët e saj.Këta të fundit të alarmuar kanë njoftuar menjëherë policinë, të cilët kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Po ashtu mësohet se e moshuara jetonte me nipin e saj. Deri më tani nuk dihet nëse nipi ka qenë në banesë në kohën që ndodhi ngjarja. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekspertë, të cilët po hetojnë edhe shkaqet e vdekjes së të moshuarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat