Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, fëmijët nuk paraqiten për të dëshmuar përballë babait vrasës

Shqipëria

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, fëmijët nuk paraqiten për të dëshmuar përballë babait vrasës

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 14:25
Fadil Kasemi

Fëmijët e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi nuk u paraqitën për të dëshmuar përballë babait të tyre, Fadil Kasemi.

Dy fëmijët duhet të dëshmonin në proces te Krimet e Rënda.

Avokati i familjarëve të viktimës ka thënë se “dy fëmijët pranojnë të dëshmojnë pa praninë e babait”.

Fadil Kasemi qëlloi për vdekje ish-gjyqtaren Fildes Hafizi në përpjekjen e tij të dytë, pas mosmarrëveshjeve në çift dhe ndarjes prej saj, në gusht të vitit 2017. Një krim që i akuzuari nuk e pranoi fillimisht, duke u justifikuar me probleme mendore, por që ekspertiza e nxori atë të aftë mendërisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat