Basha: Rama rrëzohet për 7 ditë

Shqipëria

Basha: Rama rrëzohet për 7 ditë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 22:59
Lulzim Basha

Kreu i opozitës Lulzim Basha, deklaroi nga studio e ‘Të Pa-ekspozuarit’ se PD do të vijë në pushtet me votën e lirë.

Sipas tij në rast se Rama do të largohet me revolucion, atë e vendosin qytetarët dhe jo opozita dhe PD, duke theksuar sërish se në rast se e kërkon Ai largimin me dhunë të Ramës, kjo do të ishte grusht shteti.

Ndërsa shtoi se nëse në shesh dalin qytetarët ata e rrëzojnë Ramën për 7-ditë

‘Po të bashkohemi të gjithë në shesh, Rama bie për 7 ditë . Unë nuk mund ti bëj të gjitha, nuk dua ti bëj të gjitha sepse po ti bëj të gjitha jam Rama 2. Ai i bën të gjitha, ai është kryeministri, edhe piktori, edhe kryeredaktori, edhe kryegjyqtari, edhe prokurori. edhe oligarku. Unë kam rolin tim, por duhet të kuptosh se unë nuk jam Che Guevara. Rroli im është politik, rroli im është të ju jap ju alternativën. Një parti politike në sistemin politik, ka për detyrë të japë alternativën që ti të bindesh dhe të thuash; po. Kemi pesë vite qëe e zhvillojmë këtë betejë të izoluar, të përbuzur dhe të përqeshur, por ia kemi dalë.  Sot për këto probleme që ka vendi, për këtë kompleks politiko-kriminalo-oligarkik, kemi paraqitur zgjidhjen, alternativën që nuk e sheh zoti Rakipi dhe që do e shpjegojmë. Antimafia për ologarkinë dhe largimi i politikanëve të lidhur me krimin. Këtë do ta bëjmë duke të bindur ty (Bushatin), zotin Lubonja, zotin Rakipi: Hajde të dalim atje në shesh. Jo vetëm të shkruash nga Lapsi, hajde atje në shesh, ti i pari me Fatosin dhe Yllin dhe unë në krahun tuaj, sepse kur del ti, dilni ju dhe kur del populli, s’ka nevojë për dhunë fare. Shtatë ditë po të dalim, rrëzohet, bie qeveria sepse ka legjitimitetin. Kur dal unë thotë po bën grusht shteti, kthehuni në institucione. Po të dalim të gjithë bashkë do ti thonë Ramës: dëgjoje popullin, largohu prej andej. Ky është ndryshimi! Doktorit përgjigju ti. Unë njësoj siç e kam komunikuar me qytetarët siç e kam diskutuar me Sali Berishën e kam thënë se Edi Rama është hajdut i votës së lirë. Qytetarët janë ata që mund ta rrëzojnë Edi Ramën, e rrëzojnë për një ditë ose për një javë. Militantët e mi e rrëzojnë për 1 orë por është grusht shteti. PD do të vijë në pushtet me votë të lirë. Unë ju kam ofruar alternativën dhe po u themi hajdeni me ne. Mos prisni që tu them unë hajde ta rrëzojmë me revoltë dhe më pas të quhet grusht shteti’, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat