Zjarret ‘pushtojnë’ Shqipërinë, Xhaçka: Fenomen paradoksal dhe kriminal

Shqipëria

Zjarret ‘pushtojnë’ Shqipërinë, Xhaçka: Fenomen paradoksal dhe kriminal

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 13:05
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Pas një sezoni veror që kaloi pa vatra zjarresh masive, Shqipëria po përpballet me atë që ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e quajti një ‘fenomen paradoksal dhe kriminal’ të zjarr-vënieve të qëllimshme, në muajin Shtator.

Në një konferencë për shtyp, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, tha se “vetëm në harkun kohor 10 – 27 Shtator janë verifikuar, gjithsej 91 vatra zjarri, prej të cilave janë djegur një sipërfaqe prej 262 ha kullotë, shkurre, livadh, pyje, pemëtari, tokë bujqësore, bazë ushqimore për bagëtinë etj. Janë djegur 1162 rrënjë ulliri të vjetër dhe të rinj.

“Informacionet tona flasin për zjarr-vënie të qëllimshme nga persona me tendenca kriminale, zjarr-vënie të qëllimshme për arsye të konflikteve mbi pronën, apo zjarr-vënie me qellim krijimin e hapësirave për toka të reja sipas besëtytnisë se djegia e tokës sjell pasurimin dhe pjellorinë e saj.”

Ministrja tha se është në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Shtetit dhe se po punojnë për të evidentuar zjarrvënësit dhe për t’i vënë ata përpara përgjegjësisë ligjore.

“Ne jemi të vendosur të mos tolerojmë asnjë veprim abuziv dhe të pa përgjegjshëm që do të shkaktojë zjarre dhe dëme në territorin e vendit tonë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat