105 në pranga për vepra të ndryshme në Shba, mes tyre edhe nga Shqipëria

Shqipëria

105 në pranga për vepra të ndryshme në Shba, mes tyre edhe nga Shqipëria

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 17:40
Njoftimi

105 persona kanë përfunduar në pranga në vazhdën e një operacioni 10 ditor të ndërmarrë nga zyra amerikane e emigracionit me qëllimin shenjestrimin e të huajve që rezultojnë të kenë problem me ligjin.

Pjesa dërrmuese e personave të ndaluar nga oficerët e deportimit rezultonin me histori kriminale ku përfshihej dhuna në familje, grabitja, sulmi, drejtimi i pakujdesshëm i makinës, drejtimi i mjetit nën influencën e lëndëve narkotike, sjellja kriminale seksuale e gradës së dytë, hyrja e paligjshme në Shtetet e Bashkuara etj.

Të arrestuarit, 96 meshkuj dhe 9 femra, janë shtetas nga 21 vende të ndryshme , mes të cilave Shqipëria, Kina, Kosta Rika, Republika Çeke, El Salvadori, Guatemala, Maqedonia apo Meksika. Të ndaluarit  që nuk po gjykohen në nivel federal, thuhet në njoftim, do t`i nënshtrohen proceseve administrative për largimin nga Shtetet e Bashkuara.

Administrata  e Donald Trumpit ka ndërmarrë një qasje shumë më të ashpër ndaj emigranteve e sidomos atyre që paraqesin probleme. Një vit më parë, agjensia e emigracionit deklaronte prangosjen e mbi 41,000 personave që dihej apo dyshohej se kishin hyrë në vend ilegalisht, dhe gati 75% e tyre sipas saj, ishin kriminele të dënuar.

Çështja është se edhe numri i të arrestuarve pa precedentë penale e pa shkelje u rrit gjatë të njëjtës periudhe, duke shkuar në 10.800 gjatë 2017-tës, nga 4.200 që ishte në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat