Rreth 1/3 e familjeve shqiptare e nis muajin duke dhënë paratë e kredisë

Shqipëria

Rreth 1/3 e familjeve shqiptare e nis muajin duke dhënë paratë e kredisë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 21:51
Ilustrim

Rreth 1/ 3 e familjeve shqiptare e nisin muajin duke shlyer huatë që kanë marrë, kryesisht ndaj bankave.

Për këtë destinojnë 10 deri në 30% të buxhetit familjar. Banka e Shqipërisë doli në këtë përfundim pasi pyeti rreth 1200 familje në të gjithë vendin për të testuar qëndrueshmërinë e tyre financiare përgjatë muajve prill, maj, qershor.

Rreth 28% e familjeve treguan se kanë kredi  për të paguar.
Rreth 60% e huamarrësve deklaruan se “aftësia e tyre paguese” nuk ka ndryshuar, ndërsa pjesa tjetër u shprehën për përkeqësim të situatës financiare krahasuar me gjashtë muaj më parë.
Banka e Shqipërisë vëren rritje të nivelit të ardhuarve dhe shpenzimeve, ndërkohë që këto të fundit kanë qenë më të theksuara.
Pavarësisht qëllimit të marrjes së huasë 35% e familjeve treguan se tepricën e kanë përdorur për blerje apo riparim prone, 41% për zhvillimin e një biznesi dhe 5% për konsum.
Në 84% të rasteve  kredia është marrë në lekë, ndërsa në 16%  e kanë tërhequr në monedhën europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat