Balla tregon ku ka qenë ato 3 ditë që akuzohet se ishte në komisariat

Shqipëria

Balla tregon ku ka qenë ato 3 ditë që akuzohet se ishte në komisariat

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 22:34
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se për tre ditë ka qenë në qytetin e Pogradecit, po atë datë kur ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu pretendon se Balla ka qenë në komisariatin e Fushë-Krujës, kur Nuhu është kërcënuar me armë zjarri.

Balla, në Report Tv, u shpreh sërish se beson që ngjarja është inskenuar nga ish oficeri i policisë, gazetari Basir Çollaku dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Pjesë nga deklarata:

Deputeti nuk e ka pranuar një gjë të tillë por më ka informuar që ka qenë një marrëdhënie disa vjeçare. Dhe unë mundohem të mbledh sa më shumë informacion se jeta personale dhe familjare e çdo deputeti është pjesë e politikës në Shqipëri. Prej të premtes së kaluar jam informuar mbi përpjekjet e PD-së, të Lulzim Bashës personalisht që mbi rrethanat e këtij rasti të inskenojë për të përfshirë figura të larta të PS-së. Për t’i dhënë kontekstin e një sulmi politik, dhe që në ditët dhe orët në vijim po zbardhet gjithnjë e më shumë. Dhe do ketë të dënuar në fund për shpifje.

Jam vënë në dijeni të një shkrese, një letre, dërguar disa institucioneve nga ana e ish punonjësit të policisë Emiljano Nuhu. I cili në shkresën elaburon të gjithë ngjarjen dhe më pas përfshin në një pjesë të ngjarjes se gjoja në komisariatin e Fushë Krujës, nuk kam shkuar asnjëherë aty, fliste për këtë histori dhe në fund të shkresës kalonte nga Fushë Kruja në Elbasan…domethënë dukej që ishte inskenim i Lulzim Bashës, fjalë të vëna në gojën e Emiljano Nuhun.

Në Pogradec kam qenë tre ditën nga data 20, 21, 22 korrik. Kam qenë i dyzuar nëse videon që sa kishim kapur peshk a publikoja apo jo, ndërsa ka qenë insistimi i shumë gazetarëve që ta publikoj se ishte dhe kjo historia e peshkut të madh. Të verifikosh vendndodhjen sot në botën dixhitale është …por unë i bëj thirrje edhe prokurorisë të vlerësojë edhe vendodhjen time edhe të deputetit Rrahman Rraja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat