Cikloni ‘Medicane’ godet Greqinë, ja çfarë parashikohet për Shqipërinë

Shqipëria

Cikloni ‘Medicane’ godet Greqinë, ja çfarë parashikohet për Shqipërinë

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 09:55
Cikloni ‘Medicane’

Mediat greke raportojnë se është ndërprerë energjia elektrike për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të shiut, ndërsa stuhia pritet që të fuqizohet akoma më shumë pasdite

Stuhia “Medicane" ka goditur Greqinë. Cikloni mesdhetar ka zbarkuar në brigjet e Peloponezit me erë, valë gjigante dhe stuhi të forta. Mediat greke raportojnë se është ndërprerë energjia elektrike për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të shiut, ndërsa stuhia pritet që të fuqizohet akoma më shumë pasdite.

Erërat parashikohen deri në 145 km/ h, valët deri në 7 metra të larta, ndërsa Emergjencat Civile janë në gatishmëri të thirrjeve për ndihmë. Vala e motit të keq do të shkojë edhe në Kretë, ishujt e Egjeut dhe në zona të tjera, ndërsa nesër në mëngjes pritet që të ketë stuhi dhe reshje të forta në veri të Greqisë.

Pas Greqisë cikloni pritet që të godasë Turqinë me përmbytje në zona të caktuara, ndërsa Shqipëria sipas meteorologut Metodi Marku dje në një prononcim për Report Tv nuk do të preket në të njëjtin nivel si fqinjët. Ai theksoi se do të ketë reshje në zonat malore, por jo përmbytje dhe stuhi si në brigjet e Greqisë dhe Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat