Sulmohet ish-ministri i qeverisë Rama, policia arreston të sëmurin mendor

Shqipëria

Sulmohet ish-ministri i qeverisë Rama, policia arreston të sëmurin mendor

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 10:39
Ilir Beqja

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja u sulmua ditën e djeshme me gurë në makinën e tij ku ju lëshuan edhe fjalë: Hajdut, kriminel. Sot policia njofton se ka identifikuar autorin dhe bëhet fjalë për një person me probleme të shëndetit mendor.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan në kushtet e flagrancës Edison Osmenllari, 28 vjeç, banues në Tiranë. I dyshuari i sëmurë mendor, në gjendje depresive, në bulevardin “Bajram Curri” ka thyer me sende të forta xhamat e dy automjeteve (mjetit tip “Benz” me drejtues D. G., dhe mjetit tip “Tuareg” me drejtues A. D.), dhe gjatë ndërhyrjes ka kundërshtuar punonjësin e rendit publik.

I riu aktualisht ndodhet në Spitalin Nr.5 për mjekim dhe mbahet nën mbikqyrje nga shërbimet e Policisë.

Policia thotë se materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

Sipas Gazetës Shqiptare e cila ka publikuar dhe foto nga sulmi, mësohet se  Beqja është qëlluar me vazo me gure dhe është fyer.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në orën 17:00, dhe deputeti i Partisë Socialiste shoqërohej nga një makinë me targa diplomatike.

Ish-ministri dhe personat që e shoqëronin kanë ruajtur gjakftohtësinë, kanë nxituar të hipin në makina dhe kanë lëvizur 50 metra më tej.

Autori i incidentit u largua me qetësi. 10 minuta më pas në vendngjarje ka ardhur policia e Shtetit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat