Gjosha dhe Vokshi: Të hënën në protestë, dhuna shtetërore po troket në dyert tona

Shqipëria

Gjosha dhe Vokshi: Të hënën në protestë, dhuna shtetërore po troket në dyert tona

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 11:54
Pamje nga protesta

Deputetet e LSI dhe PD-së, kryetaret e forumeve të grave përkatëse, Klajda Gjosha dhe Albana Vokshi, i kanë bërë thirrje femrave shqiptare sot dhe qytetarëve në përgjithësi, të dalin në protestë të hënën para Kryeministrisë në orën 17:30 për t’i thënë "Mjaft", dhunës shtetërore, nisur nga rasti i fundit i Xhisiela Malokut. 

Klajda Gjosha, LSI:

Dhuna ndaj Xhisiela Malokut, kujtohet dhe Rama, merr në mbrojtje policinë, ja çfarë thotë ...

"Jemi këtu për një kauzë që është përtej asaj që diskutohet këto ditë në media: Nuk ka lidhje me dhunën ndaj gruas, por me dhunimin që i bëhet gjithë shoqërisë nga pushteti. Rasti i Xhsielës tregon sesi ka rënë shteti, Policia, ministria e Drejtësisë, e cila minimumi duhet të kishte dalë me një deklaratë për të vërtetën. Raste si i Xhisielës janë aty të fshehura dhe nesër, nëse nuk ngremë zërin, do të jemi të gjithë përpara këtyre. Ne do të jemi të hënën para Kryeministrisë për t’i thënë Mjaft këtij shteti kriminal."

Albana Vokshi, PD:

"Jemi të gjitha këtu, gra përfaqësuese të forcave politike të opozitës, intelektuale, të shoqërisë civile etj. të gjitha forumet politike të koalicionit qeveritar. Jemi këtu për të shprehur revoltën tonë ndaj heshtjes së Kryeministrit, të kryetarit të Kuvendit, të ministrit të Brendshëm. Ne sot këtu jemi të gjithë pak si Xhisiela: jetime, e djegur me cigare, rrahur në mënyrë shtazore dhe shteti u bë palë me dhunuesin dhe përdhunuesin. Shteti sot nuk i shërben më qytetarëve por i shërben bandave dhe krimin për të ruajtur pushtetin.

Sot dhunuesi është i lirë: Policia dhe Ministria e Brendshme bëjnë ping-pong dhe dhunuesi është i lirë. Heshtja e Kryeministrit, heshtja jonë do të thotë që nesër të jetë një tjetër vajzë e dhunuar.

Sot kemi një kryetar grupi parlament që ka shantazhuar me jetë një oficer të ndershëm policie që sot ka ikur në azil se është i pambrojtur nga shteti dhe kryetari i Kuvendit nuk ka ndërmarrë një hap për t’i hequr imunitetin; sot dhuna shtetërore po troket në çdo derë!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat