I dënuari për vrasjen e Mirit të Xhikës, mbetet në burg për gjobëvënie

Shqipëria

I dënuari për vrasjen e Mirit të Xhikës, mbetet në burg për gjobëvënie

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 12:24
Lavdërim Tufa

Lavdërim Tufa, autori i dënuar për vrasjen e Mirit të Xhikes u kthye sërish në qeli dy ditë më parë, këtë herë për gjobvënie.

Ndërkohë, ditën e sotme Gjykata për Krimet e Rënda ka dhënë masën “arrest me burg”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P. Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: – Lavdrim Tufa, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”. Ky shtetas, i ka kërkuar shumën prej 90 000 euro duke e kanosur administratorit të një firme private, me pretendimin se ky i fundit kishte detyrime ndaj shtetasit italian P. E., 50 vjeç”, thotë policia.

Gjithashtu procedua në gjendje të lirë për “Moskallëzim Krimi”, F. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka patur dijeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar pranë shërbimeve të Policisë. Në lidhje me rastin u shpallën në kërkim dhe 2 shtetas të tjerë dhe po punohet për kapjen e tyre: P. E., 50 vjeç, banues në Itali dhe A. G., 49 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Tufës, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një antiplumb. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat