Përkeqësohet situata, zjarret në Fushë Arrëz iu afrohen banesave, autoritetet apel për ndihmë

Shqipëria

Përkeqësohet situata, zjarret në Fushë Arrëz iu afrohen banesave, autoritetet apel për ndihmë

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 14:27
Ilustrim

Përkeqësohet situata e zjarreve në Fushë Arrëz.

Autoritetet vendase bëjnë apel për shtimin e ndihmave nga ajri. Gjithashtu përfaqësues të Bashkisë tregojnë se flakët po iu afrohen banesave. 

Ndue Doda,nënkryetari i bashkisë ka kërkuar të ndërhyhet sa më parë me mjete ajrore, sepse terrenin i vështirë dhe era po ndihmojnë flakët të shpërhapen me shpejtësi drejt banesave të banorëve.

Zjarri ka përshirë  sipërfaqe me pyje në zonën e Lumbardhit,  ndërsa ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit malor.
“Situatë alarmante, zjarri përfshiu pyjet. Zjarrfikëset e kanë të pamundur të vënë zjarrin nën kontroll. Kërkojmë ndërhyrje nga ajri. Zjarret po iu afrohen edhe banesave të banorëve”, tha për “BalkanWeb” nënkryetari i bashkisë, Ndue Doda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat