Jepet lajmi i rëndësishëm për të gjithë banorët e Korçës

Shqipëria

Jepet lajmi i rëndësishëm për të gjithë banorët e Korçës

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 18:01
Ilustrim

“Materniteti i ri të Korçës do të japë dyert brenda këtij viti”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet në maternitetin e Korçës, një investim prej 200 milion lekë nga buxheti i shtetit.

“Pak ditë më parë dhamë një lajm të mirë për të gjithë familjet që do të gëzohen me fëmijë, çekun e shumëfishuar të bebeve. Bonusi është vetëm njëri element sa i takon programeve tona me fokus nënën dhe fëmijën. Ne po rijetësojmë maternitetet në të gjithë vendin për t’ju dhënë mundësi nënave të marrin shërbim afër vendbanimit”, tha Manastirliu.

Materniteti i ri i Korçës sapo ka përfunduar rikonstruksionin dhe pritet të pajiset me aparatura të teknologjisë së lartë, për të nisur funksionimin brenda këtij viti.

Ministrja Manastirliu deklaroi se ky nuk është i vetmi investim në Shtëpitë e Lindjes.

“Po përfundon investimi i rëndësishëm për maternitetin e ri të Sarandës. Vijojmë me investime të munguara ndër vite, në maternitetin e Beratit, të Lezhës, të Kukësit, Matit, Pogradecit, etj., me synim që shërbimi për nënën dhe fëmijën të jetë cilësor dhe afër vendbanbimit”, tha Manastirliu.

Materniteti i ri i Korçës do të ketë 45 shtretër, dy salla operacioni, dy salla lindjeje, repartin e Neonatologjisë, Reanimacionit, etj dhe i shërben një popullate prej 270 mijë banore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat