OSHEE luftë me zjarret në Pukë

Shqipëria

OSHEE luftë me zjarret në Pukë

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 12:07
Zjarret në Pukë

Prej disa ditesh, zona te caktuara ne Puke jane perfshire nga zjarret, duke shkaktuar deme te ndryshme, perfshi dhe pajisje te Operatorit te Shperndarjes se Energjise Elektrike. 

Flaket kane djegur percjellesat dhe kabinat ne disa zona, duke sjelle per pasoje mungesen e energjise elektrike. 

Ne te tjera zona me vatra zjarri, OSHEE ka qene e detyruar te stakoje linjat per mase sigurie. 

Raportimet nga terreni flasin per demtim te tre fiderave ne Lak Loshi, Tuç dhe Munellë. Raportohet se ka demtime te konsiderushme ne percjelles dhe izolator, si dhe e kabllo te Tensionit te Ulet. 

Sikurse shihet nga fotot dhe pamjet filmike, situata duket e renduar. 

Megjithate, e gjithe struktura e punonjesve te Drejtorise Rajonale Shkoder per riparimin e rrjetave elektrike eshte ne terren per eliminimin e demeve te shkaktuara dhe venien ne pune te linjave elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat