Kush është gjyqtarja që firmosi arrestimin e djalit të deputetit të PS-së

Shqipëria

Kush është gjyqtarja që firmosi arrestimin e djalit të deputetit të PS-së

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 16:02
Gjyqtarja

Policia e Krujës ekzekutoi sot vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për të arrestuar shtetasin Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Ky i fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj shtetases Xhisiela Maloku, çështje e denoncuar nga një ish oficer policie pak ditë më parë dhe që po dominon aktualitetin politik të ditëve të fundit.

Gjyqtarja që firmosi vendimin për arrestimin e Rexhep Rrajës ishte Enkelejda Hoxha, ndërsa dosja u përgatit nga prokurorja Mirela Kapo.

Enkelejda Hoxha u bë e “famshme” mediatikisht vitin e kaluar, teksa në muajin Nëntor firmosi lirimin e parakohshëm të dy njerëzve të botës së krimit, Genci Tafilit dhe Ilir Pajës, me të parin që ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kolonelit Arben Zylyftari.

Për rastin e lirimit të Genc Tafilit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta nxiti edhe një procedurë verifikimi nga ana e KLD-së për gjyqtaren, ndërsa në vitin 2014 Hoxha i rezistoi kërkesës për shkarkim nga ana e ish ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, drejtuar KLD-së në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat