Deklarata e policisë: Ja akuza që vuri në pranga Rexhep Rrajën

Shqipëria

Deklarata e policisë: Ja akuza që vuri në pranga Rexhep Rrajën

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 17:30
Rexhep Rraja

Permes nje reagimi zyrtar Policia e Krujes ka sqaruar detajet e arrestimit te Rexhep Rraja, djalit i deputetit socialist Rrahman Rraja

Deklarata e Policise:

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë kapjen me qëllim ekzekutimin  e Urdhrit të Prokurorisë Krujë mbi bazën e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr.189 dt. 29.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për shtetasin Rexhep Rraja 24 vjeç, banues në Krujë. 

Ai akuzohet për veprën penale ‘Përndjekja’ parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme”, thuhet në një reagim zyrtar të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat