Tiranë, nëse e keni parë këtë grua të moshuar lajmëroni menjëherë policinë

Shqipëria

Tiranë, nëse e keni parë këtë grua të moshuar lajmëroni menjëherë policinë

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 21:53
Varvara Teneqexhiu

Policia e Tiranës ka njoftuar këtë të dielë mbi një rast të humbjes së një gruaje të moshuar.

76 vjeçarja është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, duke alarmuar kështu familjarët. E moshuara quhet Varvara Teneqexhiu dhe banon në zonën e Medresës. Policia e ka bërë njoftimin me shpresën se qytetarët mund të ndihmojnë në gjetjen e gruas së moshuar.

Njoftimi:

Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të moshuare të larguar ditën e sotme nga banesa. Shtetasia quhet Varvara Teneqexhiu, 76 vjeçe, banuese në zonën e ‘Medreses’. Në momentin e largimit nga banesa kjo shtetase ka patur veshur një fustan të zi me mëngë të shkurtra me fushë me lule dhe sipër një triko ngjyrë rozë. Çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm për gjetjen e kësaj shtetaseje të telefonoj në numrin e Sallës Operative Tiranë 069 411 0202”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat