U akuzuan nga PD se mbrojtën dhunuesin, Ruçi vë në lëvizje Kuvendin

Shqipëria

U akuzuan nga PD se mbrojtën dhunuesin, Ruçi vë në lëvizje Kuvendin

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:32
Kuvendi i Shqipërisë

Eshtë folur shumëçka lidhur me dhunën këto ditë sa kohë që në këtë proces është përfshirë vrullshëm edhe politika.

Pas disa ditë deklaratash nga ana e mazhorancës se kush e ka fajin për pasojat e dëshmisë së një vajze të dhunuar ku përfshihet djali i një deputeti socialist, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka futur sot në rend të ditës mbledhjen e një nënkomisioni për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas.

Në rend të ditës parashikohet një seancë dëgjimore në lidhje me funksionimin e mekanizmit të referimit të dhunës në familje.

Kujtojmë vetëm një ditë më parë u vu në pranga djali i deputetit socialist të Krujës, Rrexhep Rraja, pas një mase sigurie “arrest me burg” kërkuar nga Prokuroria e Krujës dhe e firmosur më pas nga gjykata e Rrethit.

Gjyqtarja që firmosi vendimin për arrestimin e Rexhep Rrajës ishte Enkelejda Hoxha, ndërsa dosja u përgatit nga prokurorja Mirela Kapo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat