Jeni kuriozë të dini si është të studiosh në Shtetet e Bashkuara? Ambasada jep njoftimin

Shqipëria

Jeni kuriozë të dini si është të studiosh në Shtetet e Bashkuara? Ambasada jep njoftimin

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:36
Ilustrim

Ambasada e Amerikane në Tiranë ka bërë sot një njoftim për të gjithë studentët të cilët duan të studiojnë në SHBA. Në një postim në “Facebook”, shkruhet se  të enjten në 11 tetor do të organizohet nja bashkëbisedim mbi jetën e studentëve ndërkombëtar që ndjekin shkollën e në SHBA.

“Jeni kuriozë të dini si është të studiosh në Shtetet e Bashkuara? Të enjten, 11 tetor, EducationUSA organizon një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë online mbi jetën e studentëve ndërkombëtarë që ndjekin shkollën në Shtetet e Bashkuara. Mësoni se si kampuset amerikane ushqejnë një klimë gjithëpërfshirëse dhe dialogu. Bashkohuni edhe ju me ekspertë të arsimit, studentë ndërkombëtare dhe stafin e Departamentit të Shtetit amerikan për të diskutuar mbi mënyrën si kolegjet dhe universitetet i integrojnë studentët ndërkombëtare në komunitetet e kampuseve të tyre
???? https://www.facebook.com/EducationUSA/”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat