'Xhisiela', thirrje për protestë para Kryeministrisë: Fund pushtetit kriminal'

Shqipëria

'Xhisiela', thirrje për protestë para Kryeministrisë: Fund pushtetit kriminal'

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:43
Klajda Gjoshi

LSI-ja ka reaguar sërish sot lidhur me rastin “Xhisiela” dhe skandalin që e pasoi atë.

Kryetarja e Forumit të Grave, Klajda Gjoshi, tha se ky rast dëshmoi lidhjen e pushtetit me krimin, ndaj dhe i ftoi qytetarët pa dallim në protestën që shoqëria civile ka vendosur të mbajë sot pasdite para Kryeministrisë për t’i dhënë fund, pushtetit të lidhur me krimin.

“Rasti i Xhisiela Malokut ka nxjerrë në pah realitetin e hidhur të pushtetit të lidhur me krimin. Rasti i Xhisielës tregoi qartë se çfarë do të thotë që një qytetar të ndodhet i vetëm përballë presionit të pushtetit diktator dhe presionit mediatik. Eshtë e paprecedentë ta konsiderosh arritje, arrestimin e djalit të deputetit dy muaj pasi ka ndodhur ngjarja, pasi është kryer ekspertiva mjeko-ligjore mbi trupin e një vajze të re, që edhe sot që flasim gjendet pa mbrojtje dhe e terrorizuar.   

Çdo prindi, çdo qytetari, çdo familjari të Republikës së Shqipërisë çdo ditë e më shumë po i shuhet shpresa për të jetuar në këtë vend. Ndaj sot të gjithë së bashku t’i përgjigjemi thirrjes së shoqërisë civile për të protestuar para Kryeministrisë në orën 17:30. T'i japim fund së bashku, pushtetit kriminal, sepse fëmijët tanë meritojnë një të ardhme europiane.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat