Vasili: Pse nuk jam dakord me Sali Berishën!

Shqipëria

Vasili: Pse nuk jam dakord me Sali Berishën!

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:43
Petrit Vasili

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili reagon pasi ish- kryeministri Sali Berisha publikoi diplomat e ish- oficerit Emiljano Nuhu i vënë në qendër të vëmendjes për rastin e Xhisiela Malokut.

Vasili me doza humori shkruan se nuk është dakord me ish- kryeministrin Berisha pasi këto diploma nuk i bëjnë aspak përshtypje Edi Ramës.

 “Pse nuk jam dakord me Prof.Dr.Berishen!!

Me keqardhje, por nuk jam dakord me statusin e fundit te Dr.Berishes ku ai me korrektese paraqet 9 diplomat e Emiljano Nuhut.

Po ç'pershtypje mund ti bejne shkollepakut kryeminister diplomat.

Per shkollepakun diplomat,kualifikimet, thellimi shkencor jane turp dhe jo merite”, shkruan Vasili.

Cfarë shkroi Berisha një ditë më parë

"Ja kush eshte Emiliano Nuhu, qe kryeperdhunuesi Edvin Rama e quan horr!

Te dashur miq, oficeri i Emiliano Nuhu, te cilin kryeperdhunuesi Edvin Kristaq Rama e quajti horr, eshte nje nga heronjte e vertet te Policise se Shtetit. Ketu me poshte keni nente diplomat, çertifikatat, vleresimet shqiptare dhe nderkombetare te oficerit Emiliano Nuhu, nje hero i vertet para ligjit dhe ne detyrat e tij, te cilin Edvini e quan horr sepse me deshmine e tij tronditese u faktoi shqiptareve dhe botes se Rexhep Rraja, biri kriminel ne kerkim i pushtetit, eshte nje sadist, perdhunues kurse Edi Rama eshte kryperdhunues i rrethuar nga horra dhe perdhunues ministra, deputete, komisare, prokurore, gazetare, psikologe si Faqezi Droga, Tulant Bega, Geron Velia.. etj etj. S.B

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat