Po protestonin fëmijët e fillores, por për qetësimin e situatës vijnë vetë forcat… “Shqiponja”

Shqipëria

Po protestonin fëmijët e fillores, por për qetësimin e situatës vijnë vetë forcat… “Shqiponja”

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 15:22
Policia e Shtetit

Në fshatin Mengel në Elbasan, nxënësit e shkollës fillore (të ndihmuar edhe nga ndonjë prind) kanë thyer derën e shkollës në shenje kundërshtie lidhur me vendimin e fundit për ta mbyllur këtë shkollë me argumentin është në proces rikontruksioni.

Me pankarta në duar fëmijët nuk kanë pranuar që të zhvendosen në një shkollë tjetër, duke bërë thirrje: Duam mësim.

Deri këtu asgjë e pazakontë. Ajo që të bën përshtypje është vijimi i ngjarjes, kur për qetësimin e kësaj situate, drejtoria e shkollës ka thirrur në mbrojtje (nga fëmijet e fillores), jo pak por vetë forcat “Shqiponja” të Policise se Elbasanit.

Nga pamjet filmike të përcjella nga Fax Neës, forcat “Shqiponja” i kanë nxjerrë jashtë nxënësit që kishin hyrë brenda ambienteve të shkollës dhe policia ka bërë postbllok.

Protesta për shkollën në Mengel vijon prej ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat