Masakra me 1 të vrarë e 4 të plagosur, si u arrestua i kërkuari. Policia kishte sinjale për …

Shqipëria

Masakra me 1 të vrarë e 4 të plagosur, si u arrestua i kërkuari. Policia kishte sinjale për …

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 20:27
Enrik Mamli

Kapet i kërkuari për konfliktin e përgjakshëm me armë në mes të Mamurrasit në vitin 2015, ku një person mbeti i vrarë dhe katër të tjerë u plagosën. Policia e Lezhës bëri të ditur dje se arrestoi personin në kërkim Gentjan alias Gazmir Elezi, 32 vjeç, banues në Fushë-Mamurras në Kurbin.

Enrik Mamli, autori i vrasjes në Mamurras

Arrestimi i tij u krye pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin e datës 24 nëntor 2015, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Sipas Policisë, Elezi ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 23 shtator 2015, në Mamurras, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mes disa personave ka mbetur i vrarë Naim Tafa. Viktima kishte vetëm 15 ditë, që ishte liruar nga burgu në Itali dhe ishte kthyer në Rinas si i deportuar, me masë 10 vjet, të mos qarkullojë në hapësirën Shengen.

Operacioni për kapjen e të kërkuarit është bërë nga Policia e Kurbinit me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Lezhës, pasi kishin sinjale në rruge operative për vendndodhjen e tij. Pas ngjarjes së rëndë, Policia arrestoi si autor të vrasjes shtetasin Enrik Mamli 28 vjeç, Taulant Bebri (Arjan Sami Tafa) 26 vjeç dhe Dorjan Mamli 31 vjeç.

Blutë asokohe shpallën në kërkim shtetasit Tom Mamli 33 vjeç (i arrestuar disa kohë më parë në Tiranë), Paulin (Roland) Mamli, 29 vjeç si dhe Gentjan alias Gazmir Elezi (Tafa) 30 vjeç. Sipas Policisë, rreth orës 11:30 të së mërkurës, shtetasit Tom Mamli, Paulin Mamli, Enrik (Elton) Mamli kanë rrahur dhe goditur me sende të forta Dorjan Mamlin, i cili ishte i afërm i tyre, pasi ai kishte ndërhyrë për të negociuar konfliktin që kishte Enrik Mamli me Edmond Tafën, djalin e xhaxhait të Naim Tafës, i cili mbeti edhe viktimë e ngjarjes.

Pas këtij konflikti, Dorjan Mamli i ka rrëfyer Naim Tafës se ishte dhunuar nga kushërinjtë e tij. Menjëherë pas kësaj, në momentin që vëllezërit Mamli po largoheshin nga qyteti i Mamurrasit me mjetin “Range Rover” me targa AA 481 JT janë goditur, duke u përplasur nga mjetin “Benz” me targa AA 077 CN, në të cilin lëviznin shtetasit Gentjan Elezi, Taulant Bebri (Arjan Tafa) dhe Naim Tafa.

Pas përplasjes, personat, që ndodheshin në të dy automjetet, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur Naim Tafa, 35 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin dhe janë plagosur Taulant Sami Bebri (Arjan Tafa) 26 vjeç, Altin Çoku 30 vjeç, Idriz Tafa 59 vjeç, Besim Xhetani 68 vjeç, tre të fundit ishin kalimtarë të rastësishëm.s

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat