Dyshimet mbi rrëfimin e Xhisielës, gazetarët e nxjerrin nga vetja: Bëhu e guximshme

Shqipëria

Dyshimet mbi rrëfimin e Xhisielës, gazetarët e nxjerrin nga vetja: Bëhu e guximshme

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 23:17
Xhisiela Maloku

25-vjeçarja Xhisiela Maloku u shfaq LIVE në emisionin “Opinion” pas intervistës së dhënë për gazetaren Eni Vasili në Top Channel, te xhiruar nje dite me pare ne Durres por te transmetuar sot.

Aty, Xhisiela mohoi te gjitha sa ishin bere publike deri me sot ne media, duke thene per here te pare se kishte bere qellimisht kallezim te rreme, e ndikuar nga xhelozia per te dashurin, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe ne kushtet e nje gjendje te renduar psikologjike. Ajo mohoi te jete ushtruar dhune ndaj saj dhe akuzoi oficerin Emiljano Nuhu se i ka falsifikuar deshmine vetem ne pjeset ku akuzohet ish-i dashuri i saj per kercenime dhe dhune, si dhe ku flitet per fisin Rraja dhe lidhjet e tyre me krimin.

Gazetaret e ftuar ne emisionin Opinion, nisur nga kjo deshmi ne Top Channel, ngriten dyshime mbi vertetesine e atyre qe thote Xhisiela, dhe faktit se ajo mund te jete e kercenuar dhe ne presion per te rrezuar te gjithe versionin ne mbrojtje te djalit te deputetit, dhe jo vetem.

E pranishme ne studion e Opinion, e ulur ne vendin e publikut, Xhisiela Maloku e humbi qetesine perballe panelit te gazetareve.

Gazetari Mentor Kikia i kujtoi deklaratën e gazetares Anila Hoxha në TCH se Xhisiela gënjeu kur tha se per te realizuar intervisten ne Durres kishte shkuar me taksi, kur vete gazetarja tha se e kishte pare se kishte ardhur e shoqeruar nga disa persona te tjere dhe jo me taksi. Xhisiela ju pergjigj ketij pretendimi nga studio e Opinion kur tha se genjeu per te mos nxjerre me emra personat qe e sollen pasi nuk do te implikoje me shume ne kete histori personat qe e rrethojne ate. 

Madje Xhisiela u hodh në sulm duke akuzuar se ia kishin manipuluar intervistën në TCH.

“Ashtu zgjodha te them qe kam shkuar me taksi. Nuk dua të bëj publike jetën e të gjithëve që janë rreth meje. Kjo është intervista ime e fundit. Unë në TCH kam dhënë dy intervista. Kam dhënë një tjetër para dy ditësh dhe më thanë që nuk do të transmetohet sepse ka probleme me zërin. Intervista që është transmetuar sot në TCH është e montuar. Ata kanë vënë ato që kanë dashur” – tha Xhisiela e nervozuar

Nga ana tjeter, Eni Vasili, në emisionin e saj "Open", hodhi poshtë deklaratat e Xhisiela Malokut kur tha nga "Opinioni" se rrëfimi i saj për Top Channel është i manipuluar.

“Unë jam përpjekur të bëj një intervistë profesionale dhe të bëja pyetje që nuk ju bënë nga asnjë media. Vetëm nëpërmjet të vërtetës Xhisiela shpëtohet. Unë dëshmoj që gjithçka u transmetua është e pamanipuluar”, tha Vasili.

“Ishte intervistë e papërgatitur. Më vonë na ka marrë në telefon dhe na ka thënë që të tërhiqnim intervistën. Me këtë intervistë publiku do të kuptojë shumë gjëra. Unë i kam thënë në mbyllje të intervistës që për çdo gjë që ka nevojë, numrin tim të telefonit e ka. Xhisiela është lutur që të mos jepet kjo intervistë. Në këtë intervistë u thanë disa të vërteta që kush di i lexon.”, shtoi Eni Vasili.

Me të njëjtin mosbesim ishte edhe gazetarja Klodiana Lala e cila disa herë i bëri apel Xhisielës të gjejë kurajon dhe të denoncojë që është e kërcënuar.

Lala i ka thënë hapur se mendon se ajo po gënjen dhe se është e frikësuar, duke i kërkuar që të tregojë të vërtetën dhe të japë shembull për të gjitha gratë dhe vajzat e dhunuara.  Lala i tha në sy Xhisielës se kishte frikë se ajo ishte ende peng.

“Ju keni dalë nga një hotel dhe ke dalë me trauma. Ndërsa ke shkuar tek mjekësia ligjore. Ke telefonata pafund, ke një përgjim ambiental. Ti sot duhet të marrësh kurajën ta denoncosh dhunën. Unë uroj të jetë kështu siç thoni ju, por nuk dua që të ketë gra të dhunuara. Faktet deri tani flasin kundër jush. Dyshoj se ajo është marrë peng.
Unë e kam shumë të vështirë ta besoj gjithë këtë deklaratë që dha sot Xhisiela Maloku. Pasi shoh shumë detaje në dosjen e Prokurorisë dhe të verifikuara zyrtarisht” – tha Lala

Të njëjtin reagim kanë pasur edhe gazetarët e tjerë në panel, ndërsa Xhisela e nervozuar ka pohuar se e vërteta është ashtu siç ajo ka deklaruar tani dhe se këtë gjë e di vetëm ajo dhe nuk mund t’ia vënë në dyshim.

“Kjo është dalja ime e fundit në publik”, tha ajo dhe më pas është larguar nga studio e Opinion. /Gazeta Express

Më poshtë vijon debati i Xhisiela Malokut me gazetarët ne Opinion:

Klodiana Lala: Ju keni dalë nga një hotel dhe ke dalë me trauma. Ndërsa ke shkuar tek mjekësia ligjore. Ke telefonata pafund, ke një përgjim ambiental. Ti sot duhet të marrësh kurajon ta denoncosh dhunën. Unë uroj të jetë kështu siç thoni ju, por nuk dua që të ketë gra të dhunuara. Faktet deri tani flasin kundër jush.
Xhisiela Maloku: Unë dua të them diçka, tek ajo intervistë që është dhënë në Top Channel është e montuar. Ata kanë dhënë kontekstin që kanë dashur të japin.
Klodiana Lala: Unë e kam shumë të vështirë ta besoj gjithë këtë deklaratë që dha sot Xhisiela Maloku. Pasi shoh shumë detaje në dosjen e Prokurorisë dhe të verifikuara zyrtarisht.
Xhisiela Maloku: Unë dua të them diçka dhe dua të largohem. Unë këtë e dhashë me vullnetin tim të plotë. Ndërsa, kjo është intervista ime e fundit.
Mentor Kikia: Kush e ka shoqëruar Xhisiela Malokun gjatë ditës së sotme në dy intervistat e realizuara.
Xhisiela Maloku: Kam ardhur me taksi.
Mentor Kikia: Dëshmitë e mia më thonë se ju nuk keni ardhur me taksi por e shoqëruar me një makinë.
Xhisiela Maloku: Mund t’a verifikoni.
Blendi Fevziu: Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha është shprehur se keni shkuar me një makinë shoqëruese.
Xhisiela Maloku: Çfarë problemi është ky? Unë nuk dua të bëj publik jetën e gjithë njerëzve që janë rreth meje. Unë kam plot njerëz që më ndjekin nga pas.
Unë dua të them diçka dhe dua të largohem. Kjo është intervista ime që e dhashë me vullnet të plotë dhe pa kërcënimin e askujt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat