Shenjat që tregojnë se Xhisiela po gënjen dhe thirrja (e fshehur) për ndihmë

Shqipëria

Shenjat që tregojnë se Xhisiela po gënjen dhe thirrja (e fshehur) për ndihmë

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 23:46
Xhisiela Maloku

Xhisiela Maloku në rrëfimin e saj në emisionin "Open" thotë se kallëzimi për dhunë i bërë ndaj djalit të deputetit socialist është i rremë, dhe se të gjithën e sajoi për shkak të xhelozisë ndaj të dashurit të saj i cili sic ajo tha kishte shkuar me pushime me një vajzë tjetër.

Ajo e denoncoi atë për dhunë dhe kur u pajtua me të thotë se shkoi të tërheqë kallëzimin. Por Xhisiela shkon më tej kur thotë se procesververbali i dëshmisë së saj është manipuluar pasi shumë deklarime nuk janë thënë prej saj. Ajo akuzon oficerin Emiljano Nuhu se ka falsifikuar firmën e saj dhe ka deformuar dëshminë.

Por e cuditshmja është se ajo i pranon disa fakte të dëshmisë dhe të vetmet që mohon janë ato kur përfshihen të afërmit e deputetit socialist Rrahman Rrahja, kërcënimet e bëra prej tyre dhe fjalët kur vetë Xhisiela në procesverbal i akuzon ata si kriminelë që po e kërcënojnë.

Për të pranishmit në studion "Open" në Top Channel, Xhisile qartazi po gënjen dhe ajo është nën presion. Madje sipas tyre ajo është duke thënë shumë me këtë intervistë, ku me gënjeshtrat hapur për të mbrojtur fisin Rraja, ajo qartazi po kërkon ndihmë nga shteti.

Përpëlit qepallat, përtyp pështymën, dhe nënqesh e përhumbur teksa flet. Shenja këto që sipas gazetares Anila Hoxha, e ftuar në studio, tregojnë se vajza gënjen.

Gazetarja ka qenë me moderatoren Eni Vasili teksa është marrë intervista e Xhisiela Malokut që u transmetua sot në emision, vajza i ka thënë se mbërriti me taksi, por në fakt Anila Hoxha dhe Eni Vasili panë se ajo erdhi e shoqëruar nga persona të tjerë, ne Durres ku u xhirua intervista.

"Tha erdha me taksi erdhi me njerëz të tjerë, kush ishin personat që e shoqëruan, ajo fshinte dicka. Duket qartë që është e frikësuar dhe nuk flet sepse mund të jetë kërcënuar. Ajo erdhi në makinë me persona që ne nuk e dimë, persona ndaj të cilëvë ngremë pikëpyetje dhe ne na tha erdha me taksi. Shumë gjëra nuk përputhen që nga ekspertiza. Por, një ekspert nuk mund të gënjejë", u shpreh gazetarja Hoxha.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat