Pas rrëfimit të Xhiselës reagojnë deputetët e PD-së: Po e detyrojnë të deklarojë se është djegur vetë me cigare…

Shqipëria

Pas rrëfimit të Xhiselës reagojnë deputetët e PD-së: Po e detyrojnë të deklarojë se është djegur vetë me cigare…

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 23:55
Albana Vokshi, Xhisiela Maloku dhe Edi Paloka

Pas rrëfimit tronditës që ka dhënë sonte në televizionet kryesore në Shqipëri, Xhisiela Maloku kanë reaguar edhe deputetët e Partisë Demokratike.

Deputetja Albana Vokshi ka shkruan në Facebook se Xhiselën e “detyrojnë të fajësojë veten, sepse kriminelët e vërtetë mbrohen nga Rama”.

“Tmerr!!
Në ç’vend jetojmë kur viktima, edhe në urdhër mbrojtje, vazhdon të dhunohet. Madje e detyrojnë të fajësojë veten, sepse kriminelët e vërtetë mbrohen nga Rama.
Ndihma që mund t’i japim secili, është të ngremë zërin ne për të”, deklaron Vokshi.

Ndërsa Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka shkruar në Facebook se po e “nxjerrin ne media (Xhiselën) të deklaroje se është djegur vetë me cigare…”.

Dhuna dhe krimi vazhdon mbi viktimën !
E nxjerrin ne media te deklaroje se është djegur vete me cigare…
Nuk ka asgjë për tu habitur me këtë makabritet qe vijon. Mjafton te shohësh se ke ka përballë vajza …e nuk e kam fjalen per Rrahmanin po per monstren qe ka mbledhur dhe ju ka dhënë pushtet rrahmaneve.

Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka shkruar se gjuha verbale dhe gjuha e trupit e tradhetuan në çdo pergjigje kontradiktore Xhiselën.

Shantazhi e kercenimi ne kurriz te me te dobetit, ne kurriz te te pambrojtures vajze me urdher mbrojtje, e cila eshte gati te pranoje burgun per akuza te rreme vetem qe te shpetoje vete dhe familjen nga ferri qe po perjeton fale kercenimeve.

Gjuha verbale, gjuha e trupit e tradhetuan ne cdo pergjigje kontradiktore te saj.

Pranon te mbroje dhunuesin e perdhunuesin per te shpetuar nga ferri veten e familjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat