Gjendet i vdekur një tjetër gardist, Policia: Ka vrarë veten në shërbim

Shqipëria

Gjendet i vdekur një tjetër gardist, Policia: Ka vrarë veten në shërbim

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 10:06
Gardisti shqiptar

Një gardist dyshohet se ka vrarë veten në krye të detyrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 23:00 mbrëmjen e së hënës në hyrjen dytësore të Gardës së Republikës ku gardisti 30 vjeçar nga Përmeti dyshohet se ka qëlluar veten me armën e shërbimit.

Sipas policisë, grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e gjithë rrethanave te ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se 30-vjeçari kishte pak muaj që kishte filluar punë si efektiv në Gardën e Republikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat