“Do ta shohësh se kush jam” Lulzim Basha i kthen përgjigje Rexhep Rrajës

Shqipëria

“Do ta shohësh se kush jam” Lulzim Basha i kthen përgjigje Rexhep Rrajës

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 16:51
Lulzim Basha dhe Rexhep Rraja

Basha do ta shohë në zgjedhjet e ardhshme se kush është Rexhep Rraja.

Këto ishin ndër pak fjalët që Rexhep Rraja tha këtë të martë në gjyq, teksa Gjykata vendosi ta lërë në burg për akuzën e përndjekjes ndaj ish të dashurës së tij Xhisiela Maloku.

Këtë pasdite ka qenë Basha i cili i është përgjigjur “kërcënimit” të bërë nga i riu, djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Lideri i opozitës shkruan se para se i riu të kthehej në përdhunues e torturues femrash, ai ka qenë në fakt një dhunues i zgjedhjeve. Basha e quan një kriminel si gjithë të tjerët Rexhep Rrajën, duke thënë se në të tillë mënyrë ka ardhur në pushtet Edi Rama.

Për më tepër lexoni postimin e plotë:

Para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, Rexhep Rraja ishte dhunues zgjedhjesh. Rexhep Rraja dhe kriminelët e tjerë sollën në pushtet Edi Ramën, dhe pushteti i Edi Ramës e mbrojti atë nga dalja para drejtësisë për vjedhjen e votave. Pushteti që i ati dhe Edi Rama mbajnë me votat e vjedhura, e mbrojtën Rexhepin edhe kur përdhunoi.

Ishte denoncimi dhe presioni i shoqërisë dhe opozitës që e çuan Rexhepin në sallën e gjyqit. Prandaj Rexhepi është i habitur që ndodhet atje dhe kërcënon se do hakmerret kundër opozitës duke i vjedhur prapë zgjedhjet. Sepse Rexhepi e di mirë se kur vjedh zgjedhjet je zot që mund të bësh çfarë të duash, të grabisësh të përdhunosh të vrasësh. Që Rexhepi të mos dhunojë më, duhet që Edi Rama të mos ketë më pushtet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat