"Forca e Ligjit" shkon në Fier, sekuestrohen 1 mln euro asete kriminale

Shqipëria

"Forca e Ligjit" shkon në Fier, sekuestrohen 1 mln euro asete kriminale

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 17:16
Ilustrim

"Forca e Ligjit" në veprim, sekuestrohen 1 milion euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, gjurmimit, gjetjes, sekuestrimit me qëllim konfiskimi të aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, është hapur procedimi penal i regjistruar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit V.Z., (A.G.).
Në përfundim të veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin eKrimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestro preventive në lidhje me pasuritë e shtetasit:
-V.Z., 50 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në Itali.
• Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e 1 milion euro:
• Kompleks shërbimesh “Pelikani” i ndodhur në lagjen "Sheq i Madh" Fier.
• Një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen "Kryengritja eFierit".
• Një automjet i markës "Benz".
Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas dhe personat e lidhur me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat