Sigurimi i eurobondit, Rama: Shqipëria investim i sigurt dhe premtues falë reformave

Shqipëria

Sigurimi i eurobondit, Rama: Shqipëria investim i sigurt dhe premtues falë reformave

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 19:13
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në Tëitter pasi Shqipëria siguroi 500 milionë euro nga eurobondi me interes 3.55%. Rama thotë se 4 vjet më parë Shqipëria paguante 5.75% bond 5 vjeçar, ndërsa sot 3.5% bond 7 vjeçar.

Edi Rama: Tregjet u përgjigjën qartë. 4 vjet më parë Shqipëria paguante 5.75% bond 5 vjeçar, për të kompensuar ata që investonin paratë tek ky vend. Sot paguajmë 3.5% bond 7vjeçar. Shqipëria shihet si një investim i sigurtë e premtues falë reformave transformuese. Ende shumë për të bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat