Deputetja Kadiu: Ramën e sollën në pushtet kategoria e “Rrajave”

Shqipëria

Deputetja Kadiu: Ramën e sollën në pushtet kategoria e “Rrajave”

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 19:42
Fatbardha Kadiu

Fatbardha Kadiu, që është dhe deputetja e PD-së, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka ftuar të gjithë demokratët në të gjithë Shqipërinë të ndihen krenar për integritetin dhe dinjitetin e PD-së e cila nuk është bërë rrugë strehë e kriminelëve.

Ajo thotë se Rraja në deklaratën e tij para organeve gjyqësore vërteton për të 100-ën herë se votimet dhe fitorja e zgjedhjeve në 2017 i përkasin vetëm kategorisë së Rrahja-ve.

“Demokratë në mbarë Shqipërinë ndihuni krenar që PD nuk ka pasur dhe as nuk bashkoi në radhët e saj Rrajas, përkundrazi njerëz me integritet e dinjitet.

Rraja në deklaratën e tij para organeve gjyqësore vërteton për të 100-ën herë se votimet dhe fitorja e zgjedhjeve në 2017 i përkasin vetëm kategorisë së Rrahja-ve.

P.S. Regjisor po ju dalin aktorët nga skenari….”, shkruan deputetja Kadiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat