Kobra e zezë, mesazhet e fundit të gardistit që u vetëvra për hir të dashurisë

Shqipëria

Kobra e zezë, mesazhet e fundit të gardistit që u vetëvra për hir të dashurisë

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 21:45
Arjol Mançe

Arjol Mançe, 30-vjecari nga Përmeti, prej tre vitesh punonjës në Gardën e Republikës i dha fund jetës duke u vrarë me armën e shërbimit, mbrëmjen e djeshme teksa kishte marrë turnin e tretë në institucionin e Gardës.

Ai i ka dërguar një mesazh në celular babait të tij ku i thotë se do të ndahet nga kjo botë pasi lidhja disavjecare me të dashurën e tij kishte marrë fund. Gjendjen e tij të vështirë emoscionale dhe ndoshta mërzitjen me jetën e shfaqin edhe postimet e fundit që ai ka bërë në profilin e tij në rrjetin social Facebook, aty ku mban edhe emrin "Kobra e zezë", që është edhe nofka që ka pasur gjatë karrierës ushtarake.

 “Ndonjëherë duhet të shtiresh sikur nuk kupton për të parë deri ku arrin mashtrimi i disa njerëzve”.

“Nuk më pëlqen të gjykoj jetën e të tjerëve…por nuk lejoj as të gjykojnë jetën time…Jam me mendimin që duhet të bëjmë në jetë atë që na bën të lumtur dhe jo atë që duhet bërë…Jeta është shumë e shkurtër për t’u marrë me gjëra pa vlerë…”.

Mance ishte ushtarak i kualifikuarku kishte qenë pjesë e misioneve paqeruajtëse jashtë vendit, si në Irak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat