Lirohet shefi i policisë së Patosit

Shqipëria

Lirohet shefi i policisë së Patosit

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 21:51
Ilustrim

Eshtë lënë i lirë pasditen e së martës Flamur Veliu, shefi i komisariatit të Patosit.

Veliu u ndalua dy ditë më parë nga kolegët e tij pasi kishte shkaktuar një aksident ne aksin rrugor Lushnje-Fier në gjendje të dehur.

Të martën, ai doli para Gjykatës së Fierit ku iu komunikua pezullimi nga detyra dhe masa e sigurisë detyrim paraqitjeje.

Arrestimi i tij u bë nga SHÇBA-ja pasi rezultoi se Veliu kishte konsumuar pije alkoolike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat