Kjo është arsyeja që provon se Rama është i emëruari i Serbisë

Shqipëria

Kjo është arsyeja që provon se Rama është i emëruari i Serbisë

Nga: A.M. Më: 2 tetor 2018 Në ora: 22:11
Edi Rama

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu ka reaguar pas lajmit se Telekomi Serbisë mund ta blej Telekomin e Shqipërisë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se  po provohet se kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama  është i emëruari i Serbisë.

Për më tepër, ai ka shkruar se “nuk thotë asgjë nga sa duhet të thotë fjala tradhti kombëtare nëse ndodh që Rama i jep Serbisë telekomin e Shqipërisë”.

Postimi i plotë:

Nese Edi Rama ia jep Serbise Telekomin e Shqiperise, kjo nuk provon asgje tjeter me shume se sa ate qe e mendojne shume njerez e nuk e thone se Edi Rama ndjehet ne postin qe ka si i emeruar prej Serbise. Si guvernator serb ne Tirane.

Kam patur frike qe kur u be martesa e socialiste en Shkoder me LSI nen duartrokitjen e Tadicit kur erdhi Rama ne pushtet.

Nese Edi Rama ia jep Serbise telekomin e Shqiperise, ne nje fare menyre ka bere nje hap gjigant para ne drejtimin e asaj qe e mendojne shume njerez e nuk e thone se Shqiperia po behet pjese e Jugosllavise se re.

Nuk jam kunder bizneseve e shkembimeve mes shteteve, por telekomin nuk do te doja tua jepte shteti yne fqinjeve.

Ndersa flitet se Rama do t'ia jape telekomin Serbise, me dalin para syve fjalet e Vaso Cubriollovicit kur shkruan se me Tiranen e kemi kollaj t'i zgjidhim problemet pasi ne Tirane ecen paraja.

Nuk thote asgje nga sa duhet te thote fjala tradheti kombetare nese ndodh qe Rama i jep Serbise telekomin e Shqiperise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat