Çfarë ndodhi sot me të sëmurën mendore që mbeti shtatzënë nga përdhunimi

Shqipëria

Çfarë ndodhi sot me të sëmurën mendore që mbeti shtatzënë nga përdhunimi

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 22:55
Punonjësa e maternitetit

Strehohet dhe merr kujdesin e duhur social vajza e cila ndodhet ne muajin e gjashte te shatzenise si pasoje e nje marredhenieje seksuale me dhune.

Pas transmetimit në emisionin BOOM të rastit të 30-vjeçares nga Kuçova, e sëmurë mendore, e abuzuar seksualisht në muajin e 6 të shtatzanisë ka ardhur dhe reagimi i ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas ministrisë, 30-vjeçarja e sëmurë mendore është strehuar në Qendrën e Zhvillimit në Korçë.

"Ministria e Mirëqenies dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet strukturave të shërbimit social ka ndjekur me vëmendje rastin e shtetases M.G. të transmetuar nga emisioni Boom në Ora News", thuhet në reagimin e ministrisë. 

 "Me ndihmën e shërbimit social M.G është strehuar në disa institucione përkujdesi dhe aktualisht sapo është vendosur në Qendrën e Zhvillimit në Korçë, ku po merr të gjithë shërbimet e nevojshme, sipas standardeve të caktuara", sqaron ministria.

Paralelisht gazetarët e BOOM pyetën në telefon dhe drejtorin e Shërbimit Social të Bashkisë Kuçovë, i cili thotë se menjëherë pasi rasti është referuar në ministri, është telefonuar nga Drejtoria e Shërbimi Social Tiranë për ta dërguar menjëherë 30 -vjeçaren në qendrën e zhvllimit Korçë.

Ai ka thënë se në bashkëpunim me policinë dhe spitalin e qytetetit është bërë dhe transferimi i saj drejt kësaj qendre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat