Parashikimi i motit: Rinisin reshjet

Shqipëria

Parashikimi i motit: Rinisin reshjet

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot relativisht të paqëndrueshëm në vendin tonë.

Të mërkurën, 3 tetor, moti do mbetet i paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në jug dhe zonën qëndrore.

Era do të jetë me drejtim  jugperëndim me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore         7/20°C

Zonat e ulëta          15/27°C

Zonat bregdetare   16/26°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat