Inspektorët bien në pranga, ja shuma që u merrnin si ryshfet bizneseve

Shqipëria

Inspektorët bien në pranga, ja shuma që u merrnin si ryshfet bizneseve

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 09:50
Ilustrim

Dy shtetas përfunduan në pranga dhe një i tretë u shpall në kërkim në Durrës, pasi akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Të arrestuarit kanë shërbyer si inspektorë të Hetimit Tatimor, dhe dyshohet se u merrnin ryshfet bizneseve deri në 200 000 lekë për çdo rast.

Njoftimi i Policisë:

Durrës.

Nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi proaktiv 3 mujor për veprat penale ”Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione puplike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë;
Artan Kroj 37 vjeç,banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç.

Në ngarkim të tre shtetasve të mësipërm, me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” per nenet 259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal.

Të lart-përmendurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat