“Zëvendësministri i Jashtëm tentoi të lirojë nga burgu kryetarin e PS-së”

Shqipëria

“Zëvendësministri i Jashtëm tentoi të lirojë nga burgu kryetarin e PS-së”

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:30
Kryeministria shqiptare

Në lidhje me arrestimin e 2 punonjësve të tatimeve në Durrës reagon edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Ai publikon një mesazh që i informon se njëri prej te arrestuarve është kryetar i PS-së në minibashkinë numër 3 në Tiranë, ndërsa për lirimin e tij ishte angazhuar edhe vetë zv.ministri i Jashtëm.

“Zevendes ministri i jashtem dhe titullare te tjere ne mbrojtje te hajdutit kriminel!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema doktor rreth ores 6 sot arrestohet nga antikrimi ekonomik kryetari i ps per minibashkin nr 3 njekosish titullar ne hetimin tatimor mesa mesova zevens ministri jashtem dhe disa titullar jane turrur tek drejtoria e policis per ta liruar”, shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat