“Xhisiela”, Kryemadhi: Prokuroria po nxjerr dhunuesin si viktimë

Shqipëria

“Xhisiela”, Kryemadhi: Prokuroria po nxjerr dhunuesin si viktimë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:41
Monika Kryemadhi

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Kryesisë së LSI, kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mbron kriminelët. Duke iu referuar rastit të Xhisiela Malokut, kryetarja e LSI shigjetoi edhe policinë dhe Prokurorinë për këtë çështje.

“Rasti i Xhiselës tregon se policia nuk e zbulon krimin por e mbulon atë. Prokuroria nxjerr dhunuesin si viktimë dhe viktimën si përdhunës. Kemi deputetë të rilindjes që sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën. Shteti po rreh qytetarët dhe mbron kriminalet. Kemi shtetin dhe policinë që rreh fëmijët për shkollën. Të shkosh në dyert e shtetit sot është njësoj si të shkosh në gojën e ujkut. Shteti të rreh dhe të varros për së gjalli. Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen. Shqiptarët të mos e besojnë Ramën, pasi është e keqja më e madhe e këtij vendi”- tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat