Bylykbashi: Lidhja krim-politikë, rreziku kryesor i demokracisë

Shqipëria

Bylykbashi: Lidhja krim-politikë, rreziku kryesor i demokracisë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:42
Oerd Bylykbashi

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, deputeti Oerd Bylykbashi tha se “lidhja krim-politikë dhe lidhja interesa kriminale-interesa politike, janë rreziku kryesor për demokracinë dhe stabilitetin e Shqipërisë”.

Sipas deputetit demokrat, kjo lidhje ekziston në forma dhe kanale të ndryshme, që nga mbështetja politike për krimin, tek aksesi në institucionet shtetërore, tek favorizimi i bizneseve apo personave me lidhje kriminale në ekonomi.

“Një pjesë e madhe e kësaj mbështetje zhvillohet në kufijtë e ligjit: politikanët janë bërë të zgjuar dhe dinë si të japin mbështetje pa shkelur ligjin dhe pa lënë gjurmë. Ky është qëllimi kryesor i vetingut në politikë: të krijojë një filtër shtesë për pengimin e depërtimit të ndikimit dhe interesave kriminale në politikë”, u shpreh Bylykbashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat