Partia Demokratike kërkon ndërmarrjen sa më të shpejtë të procedurave të ndryshimeve kushtetuese me qëllim që të nisë vetingu në politike.
"Vetingu i politikanëve duhet bërë shpejt. Nëse ne nuk pastrojmë këtë lidhje të krimit me politikën nuk do të ketë as zgjedhje, as demokraci, nuk mund të ketë as parlament dhe as ekonomi" u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit.