Akuzohet se ka kërcënuar një person, shoqërohet në polici Eni Çobani

Shqipëria

Akuzohet se ka kërcënuar një person, shoqërohet në polici Eni Çobani

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 14:01
Eni Çobani

Juristja e njohur Eni Çobani është shoqëruar në polici.

Report Tv mëson se ajo ka qënë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës kur e kanë shoqëruar.

Çobani u akuzua nga nusja e klientes së saj për kërcënim, ndërsa lajmëroi forcat e rendit.

Mësohet se personazhi i njohur i ekranit, Eni Çobani po merret në pyetje në këto momente nga policia e Gjirokastrës.

Kujtojmë se Çobani është avokatja e shtetases Merushe Makri, e cila në vitin 2016-të u përfshi në një konflikt me ish-nusen e djalit të saj, Rudina Islamaj. Sherri mes tyre u bë publik edhe në rubrikën “Shihemi në  gjyq” që drejton Çobani, ku vjehrra akuzoi nusen se e kishte rrahur dhe nxjerrë nga banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat