Paketa antishpifje, Basha: Vettingu do e pastrojë këtë llum

Shqipëria

Paketa antishpifje, Basha: Vettingu do e pastrojë këtë llum

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 17:15
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim basha i është përgjigjur flakë për flakë kryeministrit Edi Rama, i cili si për t’i vënë kapak akuzave të artikuluara nga çështja e Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist, ka nxjerrë në skenë një tjetër debat, atë për paketën anti-shpifje.

“Avaz i vjetër i kryekaragjozit sa herë kapet mat. Siç mbronte Roshin, po mbron sot Ballën. Vetingu i politikanëve do ta pastrojë këtë llum dhe do t’ju kthejë qeverinë njerëzve!”, shkruan Basha që nxjerr një video nga deklaratat e mëparshme të kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat