Agron Duka rrëfen prapaskenat e SMS-së të dërguar nga Donald Lu - Bota Sot
Agron Duka rrëfen prapaskenat e SMS-së të dërguar nga Donald Lu

Shqipëria

Agron Duka rrëfen prapaskenat e SMS-së të dërguar nga Donald Lu

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 22:07
Agron Duka

Ambasadori Amerikan Donald Lu, angazhohej nga mëngjesi deri në darkë për arritjen e një konsensusit për reformën në drejtësi, duke përdorur kështu të gjitha metodat. Më e fundit, ishte ajo e dërgimit të një sms-je në drejtim të disa deputetëve opozitarë.

SMS: I nderuar zoti Deputet! Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12 00 për t i’u informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, Donald Lu!

Pikërisht këtë sms e morën Agron Duka, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediut dhe disa deputetë të tjerë. Ish deputeti Duka zbulon për Top Story, detajet e takimit në ambasadën amerikane, dhe njohjen e pasojave nëse nuk do të votonte reformën në drejtësi.

“Mua më ka ardhur një sms nga Ambasada Amerikane. Mu personalisht nuk më bëri përshtypje negative, sepse më ftuan pa temë. Shkova, takova dy punonjës të ambasadës, një takim kortezie me ambasadorin, shumë shkurt dhe ata dy punonjësit më thanë se duhet të votoni Reformën në Drejtësi sepse është reformë shumë shumë e rëndësishme për vendin tuaj, Gjë të cilën unë nuk kisha shumë nevojë, sepse unë vetë isha përgatitur që reforma në Drejtësi duhet të kalonte”, deklaroi z. Duka, ish-deputet i PAA.

Sipas Dashamir Shehit dërgimi i këtij sms-je nuk është aspak i drejtë. “Unë gjykoj që nuk është e drejtë, absolutisht”, shprehet ai.

Përmes këtyre sms dhe presionit të ushtruar, Donald Lu arriti të bindë 140 deputetët që të votojnë një nga një reformën në drejtësi. Për ironi, në mesin e deputetëve që votuan, ishte Armando Prenga, i akuzuar për përfshirje në ngjarje kriminale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...