Rama: Reforma në drejtësi dhe hapja për emigrantët, themeli i miqësisë me Gjermaninë

Shqipëria

Rama: Reforma në drejtësi dhe hapja për emigrantët, themeli i miqësisë me Gjermaninë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 23:01
Foto

Bashkimi i dy Gjermanive u festua në ambientet e ambasadës Gjermane në Shqipëri ku ambasadorja Susanne Schutz i premtoi Shqipërisë një paketë investimesh rekord në të ardhmen. Ambasadorja tha se Shqipëria ka ende punë për të bërë në rrugën drejt BE, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit. I pranishëm në ceremoni, kryeministri Rama tha se miqësia mes Shqipërisë dhe Gjermanisë ka si themel reformën në drejtësi dhe hapjen ndaj emigrantëve.

Për të ilustruar miqësinë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, Rama përdori dy shprehje të dy presidentëve gjermanë, Friedrich Ebert dhe Steinmeier për të thënë që reforma në drejtësi dhe hapja ndaj emigrantëve janë themeli i kësaj miqësie“ Reforma në drejtësi nuk është pjesë e bashkëpunimit ekonomik shqiptaro-gjerman, por është një tjetër shëmbëlltyrë shumë domethënëse, e themelit të kësaj miqësie. Jo vetëm që nuk kemi asnjë tendencë të ngremë ndonjë mur, por mbetemi pasardhës të atyre që Shqipërisë dhe emrit shqiptar i dhanë pikërisht në thelbin e përmbajtjes së vet derën e hapur”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat