Aplikimi për lotarinë amerikane, këshillat e ambasadës: Lexoni me kujdes rregullat

Shqipëria

Aplikimi për lotarinë amerikane, këshillat e ambasadës: Lexoni me kujdes rregullat

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 10:54
Pamje nga video

Ditën e djeshme u hapën zyrtarisht aplikimet për lotarinë amerikane.

Ambasada në Tiranë ka bërë publikë një video që tregon mënyrën sesi mund të beni aplikimin.

“Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit. Lexo me kujdes rregullat perpara se te aplikosh”, njofton ambasda.

Sipas njoftimit të nxjerrë nga Departamenti amerikan i Shtetit regjistrimi elektronik për lotarinë do të mbyllet më 6 nëntor 2018, në oren 18:00.

Kujtojmë që aplikimi bëhet falas, ndaj mos bini pre e personave që kërkojnë lekë në këmbim të procedurave apo që ju premtojnë se do të shpalleni fitues.

Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.  Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Amerika vijon të mbetet vendi i ëndrrave për shqiptarët dhe vitet e fundit numri i aplikantëve për lotarinë ka ardhur në rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat