Spaho-Ramës: Gjeli i rrjepur i paska mbushur poturet

Shqipëria

Spaho-Ramës: Gjeli i rrjepur i paska mbushur poturet

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 13:14
Edi Rama

Telenovela mes opozitës dhe qeverisë duket se ende nuk ka përfunduar. Mesazhi tallës i Ramës ka vijuar me kthimin e përgjigjeve me të njëjtën monedhë nga pala kundërshtare.

Pasi i cilësoi si gjysmëgjëla Vasilin dhe Spahon, ku i fundit nuk ka vonuar shumë në qëndrimin e tij. Duke marrë shkas nga reagimi i Ramës, ai shkruan në Facebook se denoncuan në Prokurori gjelin e rrjepur të krimit të organizuar në Shqipëri, për “Kanosje për shkak të detyrës”; “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”, të ushtruara ndaj nënkomisarit Emiljano Nuhu.

“Sot denoncuam në Prokurori gjelin e rrjepur të krimit të organizuar në Shqipëri për “Kanosje për shkak të detyrës”; “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”, të ushtruara ndaj nënkomisarit Emiljano Nuhu. I paska mbushur poturet e Haxhi Qamilit, megjithëse Prokurorinë e ka si paradhomë të Rilindjes. Po presim të na tregosh analizat e zërit të Gones. I dërgoj Inglizi apo jo? Apo do i dërgojë kur të çelë gjethi?”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat