“Kurrë pazar me Ramën…”

Shqipëria

“Kurrë pazar me Ramën…”

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 14:47
Lulzim Basha

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të maxhorancës së opozita ofroi Pazar për ligjet e vettingut. PD thotë se opozita nuk kërkon kurrë Pazar me Ramën dhe se ligjet e miratuara sot kanë qenë tek amendamentet e opozitës që i refuzoi PS-ja.

“PS miraton me një vit vonesë amendamentet e opozitës për të mos iu shkurtuar fondet organeve të vettingut.
Partia Socialiste refuzoi një vit më parë amendamentet e opozitës për të miratuar pa asnjë shkurtim kërkesën e organeve të vettingut për burime njerëzore.
Ishte vendim i Edi Ramës që të shkurtonte me 40 % numrin e këshilltarëve dhe stafit ndihmës të organeve të vettingut.
Sot, një vit më vonë Edi Rama u kthye tek amendamentet e opozitës. Për të mbuluar faktin se u bë pengesë qëllimisht për funksionimin e shpejtë të organeve të vetingut, nxiti Taulant Ballën të shpifë kundër opozitës.
Qeveria e Edi Ramës nuk mund të mbulojë lidhjet me krimin e organizuar me përbetimet e dashurisë ndaj Reformës në Drejtësi, zbatimin e të cilës po e vonon prej 2 vjetësh.
Opozita nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë kurrë Pazar me Edi Ramën!
7 pikat e platformës së opozitës kishin për qëllim vetëm zbatimin e Kushtetutës.
Edi Rama nuk e do këtë, sepse është përkrah bandave dhe është armiku kryesor i shtetit ligjor”, deklaron PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat